Loading…
Pasi i buzëqesh Putinit, Trump i vërsulet anëtarëve të NATO’s përsëri
  • 10/07/2018 | 12:39

...

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu vërsul vendeve anëtare të NATO’s se nuk po kontribuojnë sa duhet në Aleancë, duke vazhduar kritikat e tij para takimit me liderët europianë këtë javë në Bruksel.


Në prag të ushëtimit të tij në samitin e NATO’s që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten, Trump foli për dy çështje: shpenzimet për Aleancën ushtarake dhe praktikat tregtare të vendeve të tjera, transmeton gazetametro.net

“SHBA’ja është duke shpenzuar shumë më shumë në NATO se vendet e tjera. Kjo nuk është e drejtë, as e pranueshme. Derisa këto vende kanë rritur shpenzimet e tyre që kur kam ardhur në zyre, ato duhet të bëjnë më shumë”, shkroi Trump në Twitter.

Me standardet aktuale, SHBA’ja shpenzon rreth 70% për NATO’n. Anëtaret e NATO’s janë pajtuar që të shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për NATO’n nga viti 2024, por Gjermanina dhe Spanja janë ndër vendet që nuk pritet ta bëjnë këtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë