Loading…
Pasi u konvertua në myslimane, këngëtarja e njohur vjen me deklaratën shokuese
  • 08/11/2018 | 11:12

...

Ditë më parë u raportua se këngëtarja e njohur Sinead O’Connor ndërroi fenë, duke u konvertuar kështu në myslimane.


Madje ajo tregoi se tashmë e ka ndërruar edhe emrin në Suada Davitt.

Por me postimin e fundit në rrjetin social Twitter, ajo ka nxitur reagime të shumëta pasi fyen jo-myslimanët, transmeton gazetametro.net.

‘Më vjen keq. Ajo që do të them tani është shumë raciste dhe kurr nuk kam menduar se shpirti im mund të ndiejë diçka të tillë. Por unë më të vërtetë nuk dua të kaloj kohë me  të bardhët jo myslimanë. As në tren ,as për një arsye ata janë të neveritshëm’, ka shkruar këngëtarja.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ndjekësit e saj e kanë këshilluar atë për të marrë ndihmë psikologjike, pasi që sipas tyre ajo ka sëmundje mendore.

Ndryshe, artistja u bë e njohur ndërkombëtarisht nga versioni i këngën ‘Nothing Compares 2 U’, në vitin 1990./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë