Loading…
Pasi zjarri gjigant ‘dogji gjithçka’, në pah doli një sekret i Luftës së Dytë Botërore |FOTO
  • 14/08/2018 | 09:09

...

Një ndodhi e pazakontë është regjistruar në Irlandë, ku ra një zjarr i përmasave gjigante që shfarrosi gjithçka.


Mirëpo, pas zjarrit në pah doli një sekret që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për fjalën Eire (emri për vendin në gjuhën irlandeze) e gdhendur në gur në një vend në afërsi të bregut.

Sipas autoriteteve janë krijuar 83 mesazhe të tilla të ngjashme në brigjet e Irlandës dhe për këtë janë nevojitur 150 tonë gurë.

Cili ka qenë qëllimi?

Irlanda ishte neutrale gjatë Luftës, kështu që këto mesazhe shërbenin për të paralajmëruar pilotët bombardues të të dy kaheve që po fluturonin në territor të një vendi që nuk merrte pjesë në luftë.

Kjo është arsyeja që autoritetet vendosën të krijonin këto sinjale të bëra me gurë për t’ua bërë të ditur pilotëve që po fluturonin mbi territor neutral.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë