Loading…
Pasioni i përbashkët i Rugovës dhe Gëtes
  • 13/10/2017 | 15:11

...

Dihet se ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Dr. Rugova, kishte një pasion shumë të madh për gurët dhe në shtëpinë e tij në Prishtinë, gjendej një koleksion i madh syresh, me madhësi, forma e ngjyra të ndryshme.


Gurët që ndodhen në “dhomën e kristaleve”, Rugova i kishte marrë dhuratë nga njerëz prej mbarë Kosovës dhe i kishte shndërruar ato në simbol të saj, duke ua dhuruar personaliteteve të ndryshme që e vizitonin.

Por ndër shqiptarët ndoshta pakkush e ka ditur se para tij, shumë dekada e shekuj më parë (në shek. XVIII-XIX), shumë i apasionuar pas tyre ishte dhe Johann Wolfgang von Goethe. Mjeshtri i madh i letërsisë gjermane dhe asaj botërore, numëronte 18 mijë minerale dhe 5000 objekte të tjera natyrore me interes shkencor.

Në fakt, shtëpia e idhullit të gjermanëve ( dhe jo vetëm) mund të thuhet se ishte në fakt një institut botanik dhe një muze i historisë së artit në vetvete.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë