Loading…
Pasuria e këtyre 3 personave sa e gjysmës së Amerikës
  • 09/11/2017 | 23:08

...

Tre njerëzit më të pasur në SHBA, Bill Gates, Jeff Bezos dhe Warren Buffett, kanë më shumë pasuri se gjysma e popullatës amerikane, apo 160 milionë amerikanë së bashku.


Analiza e pasurisë së njerëzve më të pasur në SHBA ka dalë në përfundimin se, Gates, Bezos dhe Buffett kanë së bashku një perandori 248.5 miliardë dollarëshe.

Instituti për Studime Politike thotë se rritja e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve ka krijuar një krizë morale.

Në një raport, Instituti thotë se propozimet për ndryshimin e sistemit të taksave të Donald Trump do të thellonin edhe më shumë pabarazitë ekzistuese, sepse 80 për qind e përfitimeve nga taksat do t’i shkonin 1 përqindëshit të të pasurve.

Sipas studimit, miliarderët e përfshirë në listën e 400 personave më të pasur në SHBA të revistës “Forbes”, kanë një pasuri prej 2.67 trilionë dollarësh, më shumë sesa Produkti i Brendshëm Bruto i Britanisë së Madhe.

Sipas raportit, miliarderët po vazhdojnë të distancohen nga pjesa tjetër e njerëzve, madje me shkallën më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë. “Ne nuk kemi parë nivele kaq ekstreme të përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit që prej një shekulli më parë”, thanë hartuesit e raportit.

“Forbes” e cilësoi vitin 2017 si një tjetër vit rekord për njerëzit e pasur në Amerikë, ndërsa çmimi për t’u pranuar në klubin më ekskluziv është rritur me 18 për qind, ose në 2 miliardë dollarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë