Loading…
Patkoi kundër syrit të keq? E paskemi ditur gjithmonë gabim, por cili është kuptimi i tij
  • 13/08/2017 | 18:54

...

Kemi parë gjithandej, jashtë dhe brenda vendit, që në portat e shumë shtëpive, në veshët e shumë bukurosheve apo në gjokset e tyre a të meshkujve, në unaza nusesh, etj, varet apo ka nga një patkua. Mendojmë se këtë e bëjnë për të mos i marrë mësysh, apo ndryshe, për të larguar syrin e keq, por jo, gaboheni. E vërteta qëndron ndryshe.


Si ka mbetur ky mit dhe përse?

Patkoi nuk mbahet për të larguar syrin e keq, por për të sjellë fat. Pra, është fatsjellësi i madh dhe ky mit vjen nga një legjendë e lashtë romake.

Sipas kësaj legjende, perandori romak Neron (37 – 68) për të dëshmuar pasurinë e perandorisë porosiste farkëtarët dhe mbathtarët (nallban turq.) t’i mbathnin kuajt me patkonj floriri.

Por metodat e të mbathurit 2000 vjet më parë, nuk ishin shumë të përparuara dhe kështu, kuajve u binin patkonjtë shpejt udhëve.

Bash atë kohë, fshatarë të varfër gjenin rastësisht patkonj kuajsh dhe me to nxirrnin bukën e fëmijëve. Kështu, kush gjente një patkua, quhej njeri me fat të madh sepse ari ka qenë shumë i çmuar qysh në ato kohëra.

Pastaj, më vonë, ari u hoq nga qarkullimi për mbathje kuajsh dhe u zëvendësua me hekur.

Po edhe ky vlerësohej si metal, pastaj pak rëndësi kishte nëse patkoi ishte i praruarapo jo, kali, në fund të fundit, është një kumtar, një lajmëtar fati.

Nëse atij i bie një patkua përpara shtëpisë suaj, në arën tuaj, kjo është një shenjë që ai lë diçka të vlefshme për ju aty dhe jo gjetkë në pronën e tjetrit. Prandaj ka mbetur: të gjesh një patkua do të thotë se je njeri me fat të madh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë