Loading…
PDK: Jemi afër arritjes së unitetit ndërpartiak
  • 22/02/2018 | 23:26

...

Partia Demokratike e Kosovës shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak, që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt.


Kjo parti vlerëson angazhimin e partive parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tyre arritja e tij, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë.

“PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt. PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus.

LEXO EDHE: Limaj kundër Haradinajt: Për mua e rëndësishme vetëm deklarata e presidentëve

PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë”, thuhet tutje në deklaratën e PDK-së.

Kujtojmë se nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca ku si pikë të rendit të ditës e ka ratifikimin e ligjin për Demarkacionin./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë