Loading…
PDK tregon a do ta përkrahë Haradinajn për Demarkacionin
  • 14/11/2017 | 22:06

...

Përpjekjet e kryeministrit Ramush Haradinaj që të nxjerrë një vijë tjetër kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nga ajo që është përcaktuar me marrëveshjen mes dy shteteve, nuk po përkrahen nga partia kryesore në koalicionin qeverisës.


Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë për demarkacionin sikur kishte deklaruar para zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë për Insajderin, se qëndrimi i partisë së tij mbetet ai që ka qenë.

“Ne për momentin kemi qëndrimin që kemi pas për demarkacionin, por derisa kemi një komision të ri, duhet me prit raportin e tyre”, ka thënë Beqa.

Ai ka shtuar, se do t’i përkrahin të gjitha ato versione që janë të argumentueshme, të qëndrueshme dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, sa i përket partneritetit me AAK, deputeti ka thënë se demarkacioni nuk i prish raportet e koalicionit.

“Nuk prishet partneriteti me AAK, pasi qëndrimin do ta mbrojmë në fund si koalicion qeveritar, edhe PDK edhe AAK, dhe gjitha subjektet tjera që janë në bashkëqeverisje me ne.”

Ne po ashtu pajtohemi që nëse nuk arrihet marrëveshje, të shkojnë në arbitrazh dhe në mekanizma tjerë të drejtësisë me të vetmin qëllim që të mos humbë asnjëri shtet tokë, ka thënë Beqa.

Të hënën, Komisioni për Kufirin me kryetar Shpëtim Bulliqin i emëruar nga Haradinaj pasi e shkarkoi ish-kryesuesin Murat Meha. Komisioni prezantoi disa fakte që sipas tyre tregojnë shkeljet që ka bërë komisioni i mëhershëm teksa premtoi se do të dalë me fakte të reja por nuk treguan nëse ato do ta kundërshtojnë marrëveshjen që e ka nënshkruar Hashim Thaçi, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit. Thaçi në atë kohë ishte edhe kryetar i PDK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë