Loading…
Peja humb objektin gati 100 vjet të vjetër të Shkollës së Artit
  • 08/09/2017 | 12:38

...

Buldozerët e kanë rrafshuar njërën prej ndërtesave më të vjetra të qytetit të Pejës. Objekti gati 100 vjet i vjetër i shkollës së parë të mesme të arteve aplikative në Kosovë, “Odise Paskali” do të zëvendësohet me një të ri, shkruan sot Koha Ditore.


Ky veprim i Komunës së Pejës është cilësuar si fshirje e memories kolektive të qytetit, e krim ndaj trashëgimisë kulturore. Megjithëse ndërtesa nuk ishte nën mbrojtje si aset i trashëgimisë kulturore – fakt ky me të cilin çuditën edhe vetë zyrtarët e trashëgimisë kulturore – reagimet kanë qenë të fuqishme.

Komuna këtë veprim e ka bërë që t’i lirohet vend objektit të ri, që do të ngrihet në vend të atij që u ndërtua më 1926, i shfrytëzuar nga shkolla e themeluar më 1949.

Rrënimi i objektit të vjetër të shkollës është bërë pa leje.

Humbja e objektit të vjetër të shkollës ka shkaktuar reagime të shumta në qytetin e Pejës, përfshirë shoqërinë civile, qytetarët dhe opozitën.

Por ndryshe mendojnë zyrtarët komunalë.

“Jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe e kuptojmë që opozita në ethet parazgjedhore mundohet të krijojë opinione, por ne e ftojmë opozitën që me e përkrahë, sepse jemi duke ndërtuar shkollë e jo diçka tjetër që nuk i përket arsimit”, ka thënë Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke i cilësuar reagimet si politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë