Policia e Pejës njofton se është gjetur i vdekur personi i cili ishte raportuar i zhdukur të martën.
Policia bashkë me njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së dhe zjarrfikësit, në vendin e quajtur “Varri i Sykës” kanë gjetur pa shenja jete personin nga fshati Shtupeq i Madh.
Policia po merret me rastin dhe priten veprimet tjera.