Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ka konfiskuar një armë gjatë një kontrolli rutinor në Pejë, transmeton Gazeta Metro.
Policia në raportin zyrtar për ngjarjet e 24 orëve të fundit ka thënë që gjatë një kontrolli në trafik një vozitësi i është gjetur një armë zjarri në brez.
Arma ishte e tipit revole kalibër 7.22 mm me karikator me nëntë fishekë, që është konfiskuar, kurse i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 të mbrëmjes.
Më herët gjatë ditës, Policia gjithashtu ka arrestuar një person tjetër të cilit i është gjetur një sasi prej 0.2 gramësh marihuane. /gazetametro.net