Loading…
Pence: Ka trokitur ora, do t’i themelojmë forcat kozmike të ShBA-ve
  • 09/08/2018 | 21:14

...

Por, themelimin e kësaj gjinie të re ushtarake duhet ta miratojë Kongresi, e nënkryetari ka thënë se ky proces do të zhvillohet në etapa, në mënyrë që gjinia e gjashtë të jetë themeluar deri në vitin 2020


Nënkryetari amerikan Mike Pence të enjten ka paralajmëruar formimin e “forcave kozmike”, të cilat i ka paralajmëruar Donald Trump, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të dominojnë në hapësirë, transmenton gazetametro.net.

“Është koha të shkruajmë një kapitull të ri të forcave tona të armatosura, për përgatitjen e fushëbetejës së ardhshme, ku do të ftohen amerikanët më të mirë e më trima për të penguar dhe fituar valën e re të kërcënimeve ndaj popullit tonë dhe kombit tonë”, ka thënë Pence në fjalimin para ushtarëve në Pentagon.

“Ka trokitur ora t’i themelojmë forcat kozmike të Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar ai.

Pence ka thënë se janë në vazhdim përgatitjet që këto forca kozmike të bëhen gjinia e gjashtë e forcave të armatosura, krahas ushtrisë tokësore (US Army), aviacionit ushtaral (US Air Fore), marinës (US Navy) dhe marinsëve e rojës bregdetare, ashtu si ka përcaktuar në maj presidenti.

Por, themelimin e kësaj gjinie të re ushtarake duhet ta miratojë Kongresi, e nënkryetari ka thënë se ky proces do të zhvillohet në etapa, në mënyrë që gjinia e gjashtë të jetë themeluar deri në vitin 2020.

Ai ka kërkuar nga Kongresi të lejojë buxhetin shtesë prej 8 miliardë dollarësh në pesë vitet e ardhshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar në maj themelimin e forcave kozmike, si leva e gjashtë e forcave të armatosura të amerikës.

“Për mbrojtjen e Amerikës nuk mjafton vetëm prania në kozmos, duhet të dominojmë në të”, ka shtuar ai.

Kozmosi tash për tash është nën përgjegjësinë e forcave ajrore, US Air Force./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë