Loading…
Pengohet plani i xhihadistëve për vrasjen e Therese May
  • 06/12/2017 | 12:25

...

Policia britanike e pengoi planin e sulmit terrorist të xhihadisëtve me qëllim që të vritet Therese May me bombë në Downing  Street, dhe për këtë dy burra do të sillen para gjykatës në bazë të akuzave për terrorizëm, lajmërojnë mediet britanike duke u thirrur në burime anonime.


Plani ishte, siç pretendojnë mediet, që së pari të shpërthejë bomba te dera e sigurisë para Downing Street’it, ku gjendet zyra e kryeministres dhe dhomat private të saj, dhe më pas të sulmohet kryeministrja me thikë, dhe ishte planifikuar që të realizohet në maj të vitit të ardhshëm, transmeton AP.

Zëdhënësi i kryeministres May nuk ka dashur të komentojë informatën për këtë komplot, por shumë gazeta britanike kanë shkruar se dy meshkuj të rinj, të cilët janë arrestuar në Londër dhe Birmingem javën e kaluar, kanë përgatitur vrasjen e saj, transmeton gazetametro.net.

Policia britanike ka kumtuar vetëm se dy meshkuj të moshës 20 dhe 21 vjeçe, janë ngarkuar me akuzën për planifikim të sulmeve terroriste dhe se sot duhet të paraqiten në gjykatë në gjykatën e Westminster’it, lajmëron Reuters.

Policia i ka identifikuar të arrestuarit si Naa’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç nga Londra veriore dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç nga Birmingemi juglindor.

“Sky News” pretendon se plani është penguar me arrestimin e dy meshkujve javën e shkuar dhe se komploti është aq serioz saqë drejtori i përgjithshëm i agjencisë së sigurisë MI5 për këtë i ka njoftuar ministrat në qeveri.

Pas katër sulmeve ekstremiste prej fillimi të këtij viti, ku janë vrarë 36 njerëz, Britania e Madhe po ballafaqohet me kërcënimin më të madh ndonjëherë të ekstremistëve islamik, pretendon agjencia britanike./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë