Loading…
Pensionisti urdhërohet t’i hedhë verërat e shtrenjta në aeroport, mësoni si veproi ai
  • 13/03/2018 | 16:28

...

Udhëtimi i një pensionisti nga Gjermania drejt Tajlandës u prish totalisht kur ai vendosi që t’i pinte dy shishe verë të cilat nuk iu lejua t’i merrte me vete në avion, transmeton Gazeta Metro.

67 vjeçari gjerman nuk u lejua nga autoritetet që të hynte në avionin drejt Tajlandës të enjten për shkak të konsumimit të madh të alkoolit, bëri të ditur policia gjermane.

Dy shishet me verë ai i kishte futur në valixhen e vogël që merret me vete në avion, por prania e verërave theu rregullat e aviacionit.

Pas kësaj, meqenëse verërat ishin të shtrenjta, ai nuk donte që t’i hidhte dhe vendosi që t’i pinte para se të tentonte sërish të hipte në avion.

Por, ai sërish nuk u lejua pasi kësaj radhe ishte i dehur. Pasi nuk bashkëpunoi me Policinë, ai u nxor nga aeroporti dhe përballet me dënim prej 10 mijë eurosh për thyerje të rregullave të aeroportit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë