Loading…
Pentagoni miraton shitjen e raketave ‘Patriot’ në Poloni
  • 18/11/2017 | 21:29

...

SHBA-të miratuan sot shitjen në Poloni të sistemeve antiraketore Patriot, për një shumë prej 10,5 miliardë dollarë, një vendim që pritet të nxisë kritikat e Moskës.


Kontrata përfshin katër radarë dhe stacione të kontrollit, 16 pika orientimi për lëshimin e raketave dhe 208 raketa tokë-ajër si dhe pajisjet ndihmëse të nevojshme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e tyre, njoftoi sot Ministria amerikane e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Grupi amerikan Raytheon, i cili prodhon Patriot, prezantoi sot detajet e ofertës dhënë Polonisë në mesin e tetorit.

“Një Evropë e sigurt, e aftë për të parandaluar çdo kërcënim ajror, si dhe çdo formë tjetër agresioni nxit promovimin e paqes dhe të stabilitetit brenda NATO-s dhe në kontinentin evropian”, pohuan zyrtarë të diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë