Loading…
Pentagoni thotë se nuk janë vjedhur planet për luftë me Korenë Veriore
  • 11/10/2017 | 14:51

...

Pentagoni ka thënë që është i njoftuar me pretendimet se Koreja Veriore i ka vjedhur planet më të reja operative të SHBA’së dhe Koresë Jugore për rast lufte, por ka garantuar që dokumentet janë në vend të sigurt, transmeton Yonhap.


“Mund t’ju bindë se kemi besim të plotë në sigurimin e  planeve tona operative dhe aftësinë tonë të përballemi me kërcënime nga Koreja Veriore”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Rob Mening, transmeton gazetametro.net

Ai ka refuzuar të konfirmojë se ka pasur tentim për t’i vjedhur, duke thënë se kjo është çështje e sigurisë.

Hakerët e Koresë Veriore me siguri kanë vjedhur një sasi të madhe të dokumenteve konfidenciale ushtarake të huaja, e në mes tyre me siguri është edhe plani më i ri operativ amerikano-jugkoreane, ka deklaruar dje përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Koresë Jugore.

Sipas fjalëve të tij, janë marrë 235 gigabajt të dokumenteve ushtarake nga Qendra e Mbrojtjes Integrative, transmeton Reuters duke u thirrur në mediet jugkoreane.

Kjo përfshinë planin e tyre për të likuiduar udhëheqësin e Koresë Veriore. Përmbajtja e rreth 80 për qind të të dhënave, të cilat janë hakuar në shtator nuk është e njohur.

Siç pretendohet, Pheniani e ka hedh poshtë përgjegjësinë për sulmin e hakerëve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë