Loading…
Për 30 mijë dollarë çonin shqiptarë në Amerikë, arrestohen
  • 17/03/2018 | 19:02

...

Një operacion i madh i Policisë së Shqipërisë, i ndihmuar edhe nga Amerika dhe vende tjera ka rezultuar me arrestimin e 39 personave që kontrabandonin shtetasë të Shqipërisë drejt SHBA-së, Kanadasë e Britanisë.


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Demiri ka treguar se të arrestuarit dyshohet se ua merrnin nga 7 mijë paund një personi për dërgim të tij në Britani.

Për dërgim në ShBA e Kanada, sipas Demirit, çmimi për dërgimin ilegal të një personi ishte 25 mijë deri në 30 mijë euro.

Demiri tregoi edhe rrugët nga dërgoheshin emigrantët në këto vende,

“Ata përdornin iteneraret: Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada dhe Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada”, thuhet në deklaratën e drejtorit të policisë.

Personat që u arrestuan, sipas policisë shqiptare u takonin 7 grupeve të organizuara mirë që dyshohet se kanë bërë kontrabandimin e 1 mijë shtetsve shqiptarë.

Në aksion janë arrestuar edhe pesë punonjës të Policisë së Shtetit. Përveç 39 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe 12 persona tjerë.

Operacioni u realizua në koordinim me agjentët specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë