Loading…
Për 4 vjet, Qeveria e Haradinajt mendon t’i punësojë 60 mijë kosovarë
  • 02/11/2017 | 08:40

...

Rritje çmimesh e ulje buxheti për pagat në raport me bruto produktin vendor, janë parashikime të bëra nga Qeveria, referuar periudhës 2018-2020. Dhe në opsionin më optimist, në gjithë mandatin qeverisës nuk pritet të krijohen më shumë se 60 mijë vende pune.


Të dhënat janë përfshirë në dokumentin që përmban parashikimet makrofiskale për tre vjetët e ardhshëm, e i cili i është bashkëngjitur Projektbuxhetit të 2018-s që është miratuar nga Ekzekutivi një ditë më parë.

Mbështetur në të, rritja e bruto produktit vendor në 2018-n do të jetë në normën prej 4.6 për qind. Në dy vjetët pasues parashikohet përshpejtim i rritjes reale ekonomike në 4.9 për qind, përkatësisht 5.3 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë