Loading…
Për 6 muaj mbi 73 milionë euro grante
  • 11/03/2018 | 12:08

...

Ministri i Financave Bedri Hamza, në këtë gjashtë mujor të mandatit të tij, thotë se Kosovës i ka sjell në formë të granteve 73,886,000 euro.


“Duke dëshmuar menaxhim transparent të financave publike, rikthimin e qëndrueshëm fiskal përmes Buxhetit të vitit 2018, duke respektuar Rregullën Fiskale, deficitin buxhetor dhe duke marrë vendime në funksion të përmirësimit të ambientit të bërit biznes përmes vendimeve, të cilat janë në fuqi nga 01 janari 2018 për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës, si dhe masave tjera të reja fiskale të planifikuara për të ardhmen, ka arritur që shtetit të Kosovës ti sjell në formë të granteve shumën prej 73,886,000 euro”, thuhet në komunikatën nga kjo Ministri.

Tutje thuhet se kjo shumë e mjeteve e cila i është dhënë Ministrisë së Financave në emër të shtetit të Kosovës për arsye të seriozitetit të treguar profesional dhe transparent, do të ndihmojë zhvillimin e ekonomik të vendit tonë, që është edhe synim i Ministrisë së Financave, që bartës i zhvillimit ekonomik të jetë sektori privat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë