Loading…
Për çfarë do të diskutojnë Haradinaj dhe Mogherini në Bruksel
  • 16/12/2017 | 16:12

...

Të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të zhvillojnë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.


Burimet e agjencisë së lajmeve Tanjug, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe ndikimin e tij në gjendjen në Ballkan.

“Në takimin ku do të marrin pjesë Brnabiq dhe Haradinaj, nuk është përjashtuar mundësia e diskutimit për dialogun, si një nga temat e përbashkëta kur flitet për gjendjen në rajon dhe progresin e Ballkanit drejt BE-së”, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net

Tema tjera të cilat do të diskutohen të hënën janë edhe politika e zgjerimit, situata në rajon dhe hapat që Ballkani Perëndimor duhet t’i ndjek në rrugën drejt integrimit përgjatë vitit 2018.

Mogherini ka theksuar vazhdimisht angazhimin e saj për avancimin e vendeve të Ballkanit në rrugën drejt BE-së, deri në vitin 2019 kur i përfundon mandati.

Gjatë darkës së të hënës do të diskutohen strategji të cilat Komisioni Evropian do të përgatis, e ku do të ketë udhëtime për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2021, dhe për hapat e Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës në këtë rrugë.

Sipas një dokumenti që ka siguruar Tanjug, Serbia duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën deri në fund të vitit 2019, që të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Kjo agjenci shkruan se ka kontakte për një fazë të re të dialogut Prishtinë-Beograd, por që datë të caktuar nuk ka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë