Loading…
Për Djegien e Flamurit Turk: Një paranojë prej lecke
  • Nga

  • LEONARD KOMANI

  • 04/08/2018 | 21:21

...

Aq shumë po diskutohet kallja e një lecke dyngjyrëshe sikur të ishte fundi i kësaj qeverie vetëlobuese monotone. Kjo ngjarja që ndodhi para disa ditëve, mund të jetë jo diplomatike, por nuk ishte më shumë se një shfrenim mllefi, një llojë proteste, nën ndikim të emocioneve të rritura nga konsumimi i tepërt i alkoholit. Por duhet menduar se mund të ketë ndodhë për rritje nami fame, përderisa tek ne tash, si në shumë vende të botës, me skandale mund të bëhesh edhe i famshëm.

Çfarë ndodhi aty në të vërtet. Përveç që u flamuri prej lecke apo shtofi, një e sharë dhe asgjë tjetër. Përndryshe vështirë se ka ndonjë vlere politike, e aq me pak sociale. Por, për disa ishte kjo ishte ofendim ndaj shtetit dhe popullit Turk, shkuan aq larg saqë flitet që marrëdhënjet ndërmjet dy shteteve janë në shkatrrim.

Kryeministër a ke frikë? Nuk e besoj.

Atëherë pse reagon me paranojë? Është qesharake. A sa në këtë situatë të tensionuar që është vetëm imagjinare ku skenari është më se i dobët. Me ketë “ofendim”, në mbrojtje të shtetit Turk përveç tjerëve edhe Kryeministri u distancua dhe kërkoj ndjekje penale ndaj përsonave që e lansuan atë video. Falë shërbimeve të specializuara të inteligjencës qeveritare ata u identifikuan. Sukses quhet ky. U kërkua ndjekje penale nga vetë Kryeqeveritari. Dhe akterët e këtij shqetësimi, u përndjekën ng ligji për të ndalur euforitë fetare. Në rregull.

Por Kryeministër, pse të njejtën përndjekje ligjore nuk po e nxitë edhe kur figurat më të ndritura të popullit shqipëtar si Gjergj Kastrioti, Nëna Tereza dhe shumë të tjerë përdhosen çdo ditë, edhe nga klerikë fetar dhe askush nuk merr masa, apo s’paku një distancim nga ata?

Çdo ditë hasim në debate që popullin shqiptarë e quajnë mbetje. Çdo ditë duhet t’i kapërdim edhe pa dashje nënçmimet të patolerueshme nga shumë turkofilë ndaj popullit kosovarë, figurat historike e kombëtare. Këto lejohen sepse ne si popull nuk kemi mbrojtje nga askush e hiq më pak nga një qeveri që e luan lojen e të huajve. Kryeminstër ju lutem mos harro, se popullin nuk mund të udhëhiqet në këtë mënyrë. Më erdhi shumë mirë kur u kuptua që ata dy vllezërit nuk i takojnë konfesionit katolikë. Që mos të jetë asgjë fetare por kombëtare. Dhe kjo u vërtetua që nuk ishin mercenarë të Gjergj Dedaj. Edhe pse ndoshta i vetmi prononsim i tij për këtë karrierë politike, ndoshta në mënyrë të vrazhdë dhe pa shije, por ishte shumë i qartë dhe saktësisht i vërtetë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë