Loading…
Për gjigantin amerikan, Apple, mund të punoni edhe ju nga shtëpia
  • 24/11/2017 | 21:30

...

Besoj se të gjithë ëndërroni një punë të rehatshme dhe me përfitime të kënaqshme. Besoj se të punuarit nga shtëpia është një ndër ëndrrat e shumë njerëzve dhe këtë gjë e mundëson vetëm Apple.


Kompania Apple ofron një mundësi të artë për të gjithë ju! Së fundmi Apple ka bërë një thirrje për punëtorë me orar të plotë, për pozicionin “AppleCare at Home Advisor”.

Çfarë funksioni do të keni?

Të ndihmoni klientët kur hasin probleme me produktet teknologjike të kompanisë. iPhones, iPads, Macbooks e shumë të tjera.

“Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia ju ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohurinë tuaj me të tjerët. Këtë do të bëni çdo ditë nga shtëpia”, shpjegohet në postimin e bërë nga Apple.

Përpos komfortit të të punuarit me pizhama, kjo ofertë vjen si paketë bashkë me disa përfitime. Punëtorët do të paguhen edhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e Apple.

Kompania kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e suportit teknik, ashtu sikurse të jenë të njohur me zgjidhjen nëpërmjet telefonit, e-mail, chat-it etj.

Për këto pozita mund të aplikoni KËTU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë