Loading…
Për gjysmë ore e gjithë bota mbeti pa Facebook
  • 27/09/2017 | 22:36

...

Shumë përdorues raportuan se faqja e Facebookut po shfaqte një mesazh gabimi duke thënë “asnjë postim për të treguar” kur ata u përpoqën të ngarkonin në profil. Kjo është hera e dytë brenda disa ditëve që platforma e medias sociale ka kaluar vështirësi teknike.


Disa përdorues ishin në gjendje për të hyrë, por website Down Detector, i cili lexon ankesat e përdoruesve tha se pati probleme rreth orës 19:00 sipas orës lokale në Mbretërinë e Bashkuar ose 20:00 me orën tonë. Shkaku i rënies së “Facebook” është i paqartë por duket se kemi të bëjmë me një problem teknik.

Përafërsisht gjysma e përdoruesve që raportuan probleme tek Down Detector thanë se kishin përjetuar një ndërprerje të plotë të faqes, por të tjerët raportuan gabime (error) si shfaqje e postimeve të vjetra ose iu kërkua të shtonin miq. Shumë shkruan në Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë