Loading…
Për herë të parë pas dorëheqjes nga VV, Ahmeti flet për dy kampet e ndara në parti
  • 13/03/2018 | 20:25

...

Shpend Ahmeti ka dalë për herë të parë në publik ditën e sotme që prej dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë inspektimit të punimeve në sheshin Adem Jashari në Prishtinë, ai duke folur për Klan Kosova, tha që nuk pajtohet me asnjërën palë nga të dy kampet e formuara – atë të VV’së dhe të tjerëve që kanë dhënë dorëheqje.

“Nuk do të them asnjë fjalë të keqe për asnjërin, ende i kam mendimet e njëjta për të gjithë njerëzit në lëvizjen Vetëvendosje që i kam pasur edhe më herët”, tha Ahmeti.

“Unë vazhdojë të jem në punë nuk do të them asnjë fjalë të keqe për asnjërin ende i kam mendimet e njëjta për të gjithë, sikur për Albin ashtu edhe për Visarin edhe për të gjithë të tjerët”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës po ashtu është shprehur i bindur se Kuvendi Komunal i Prishtinës do të funksionoj pa problem, pavarësisht dorëheqjes së tij.

“Asambleja ka me funksioni gjithsesi dhe do t’i diskutojmë të gjitha propozimet”, ka thënë Ahmeti

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë