Loading…
Për herë të parë, Tuna dhe Patrisi bëhen bashkë në muzikë |PAMJE
  • 12/01/2019 | 14:03

...

Mbrëmjen e djeshme Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, janë argëtuar nën tingujt e muzikës.


Të dy janë artistë dhe ndajnë pak a shumë të njëjtin profesion, veçse Tuna si këngëtare dhe Patrisi si muzikant.

Pavarësisht kësaj nuk i kemi parë ndonjëherë të bëhen bashkë në muzikë, por ata nuk kishin si t’i linin fansat e tyre të humbnin shansin pa i dëgjuar njëherë në një këngë.

Sigurisht që Patrisi nuk mund të këndojë, por është shoqëruesi më i mirë në muzikë i Tunës. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat shihet duke kënduar në një bar të Prishtinës, ndërkohë që Patrisi dhe dikush tjetër e ndihmojnë me muzikën.

Nga videot e publikuara duket se çifti i njohur e kanë shijuar vërtet shumë mbrëmjen e djeshme dhe do ishte mirë që të në të ardhmen të bashkëpunonin edhe për ndonjë projekt muzikor.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë