Loading…
Për inati të fqinjit e mbulojnë shtëpinë çdo fundvit me drita, tashmë atraksion turistik
  • 06/12/2017 | 20:57

...

Një çift në Angli e mbulon shtëpinë me drita për festat e çdo fundviti si pjesë e traditës e cila në fakt ka lindur si inat ndaj një fqinji.


Po, përnjëmend.

Michael dhe Lyn Farnes kanë shpenzuar mbi 10 mijë funta angleze në 16 vitet e fundit për të blerë mbi 20 mijë drita, për t’a kthyer shtëpinë e tyre në një ‘parajsë’ të dritave rregullisht prej vitit 2001.

Për këtë traditë ata pastaj u inspiruan në filmin Deck the Halls, ku Danny DeVito garon me fqinjin e tij për të mbuluar shtëpinë me drita.

Por, më pas shtëpia është bërë atraksion dhe u ka ndihmuar për të marrë donacione me qëllime bamirësie për çdo vit.

“Gjithçka filloi kur vumë disa drita zbukuruese. Ish fqinji ynë u ankua për këtë. Andaj vitin tjetër Michael vendosi edhe më shumë drita, si ngacmim për të, dhe prej këtu nisi. Mendoj së në fund fqinjit nuk ia ndiente dhe e mori si qesharake”, ka thënë zonja Farnes.

“E kam parë filmin Deck the Halls, besoj se është pak sa e ngjashme”, u shpreh ajo.

Shumë prej këtyre dekorimeve familja i punon vetë.

Ata fillojnë të montojnë këto dekorime në muajin tetor dhe u merr 50 orë punë për një muaj. Farnes kanë tre fëmijë. Vajza e vogël, e cila është 9 vjeçe në shkollë njihet si vajza e cila jeton në shtëpinë e Krishtlindjeve.

Zotëri Farnes i teston të gjitha dritat para se të i ndez ato në fund të ditës shkollore të 1 dhjetorit.

Këtë vit ka shpenzuar 1 mijë e 500 funta për të krijuar Polin e veriut me arusha polare, pinguinë dhe ujëvara të ngrira. Në dekorim përfshihen edhe 60 babadimra lodër, 8 bredha. aty është edhe muzika festive. Prej orës 4 pasdite, vizitorë të shumtë shëtitin afër shtëpisë, madje ka edhe guida turistike për këtë rrugë. Dritat mbesin të ndrequra deri në ora 9.

“Është e mrekullueshme të dëgjosh fëmijët jashtë kur vijnë për vizitë, kënaqen shumë. Krejt kjo është për fëmijët”,  thotë zonja Farnes.

Për çdo ditë, familja mbledh edhe donacione për qëllime të ndryshe bëmirësie. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë