Loading…
Për një vit, Kosova importoi 40 milionë kilogramë mish
  • 11/03/2018 | 23:06

...

Nëse shikohen shifrat e Doganës së Kosovës atëherë mund të krijohet përshtypja se kosovarët konsumojnë vetëm mish.


Kjo pasi brenda një viti janë importuar hiq më pak se 40 milionë kilogram mish nga shtete të ndryshme të botës.

Autoritetet përkatëse garantojnë se mishi kontrollohet por qytetarët janë të shqetësuar sidomos pas skandalit që doli në Belgjikë kur një kompani atje ka sjell mish të prishur në Kosovë dhe në vende të tjera të Evropës Juglindore.

Brenda vitit të kaluar Kosova importoi 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Për një vit kosovarët konsuamuan mish nga Brazili, Argjentina e Shtetet e Bashkuara, Holanda, Belgjika e vende të tjera.

Dogana e Kosovës deklaroi për RTK-në se sasia më e madhe është mish pule.

Ky institucion sqaroi se ata i kontrollojnë produktet e mishin në kuadër të tarifimit dhe vlerësimit të saktë. Kurse për cilësinë e importeve të mishit përgjegjës është Agjencioni i Ushqimit i Kosovës.

Ndërkohë kryeshefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci garanton se mishi që importohet kontrollohet nga inspektorët e kësaj agjencie.

Eksporti i mishit të prishur nga kompania belge Veviba në drejtim të Kosovës dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore vazhdon të mbetet kryetemë e medieve belge.

Qytetarët në Kosovë thonë se janë të shqetësuar për atë se çfarë konsumojnë dhe kërkojnë nga shteti më shumë kontroll të ushqimeve, sidomos ato që importohen.

Në këtë situatë shitësit e mishit thonë se është më mirë të konsumohet mall vendor.

Për herë të parë për mishin e prishur u dëgjua në vitin 2016 kur autoritetet kosovare paralajmëruan autoritetet belge se nga kompania Veviba ka mbërritur mishi i prishur.

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka njoftuar s epo atë vit janë asgjësuar 20 mijë kg mish i prishur importuar nga mishtorja e Belgjikës Veviba.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë