Loading…
Për shaminë e mësimdhënëses
  • Nga

  • SIBEL HALIMI

  • Nën 16, 2016 | 19:47

...

Rasti i mësimdhënëses me shami, në esencë duhet trajtuar shqetësimin e prindërve së pari, sepse bartja e çfarëdo simbolike religjioze i nënshtrohet ligjeve dhe rregulloreve për arsim, të cilat i ka shteti, apo komunat.


Në esencë secili religjion i cenon të drejtat e njeriut. Njëra nga burimet kryesore të pabarazisë ndërmjet burrave dhe grave është pikërisht roli social i paracaktuar nga të gjitha përkatësitë religjioze, pa dallim. Prandaj, te rasti i mësimdhënëses me shami, në esencë duhet trajtuar shqetësimin e prindërve së pari, ngase bartja e çfarëdo simbolike religjioze i nënshtrohet ligjeve/rregulloreve për arsim, të cilat i ka shteti apo secila komunë. Në Rregulloren e komunës së Prishtinës, në nenin33.6 thuhet: “Mësimdhënësit të vishen në përputhje me normat pedagogjike-arsimore, ashtu siç e kërkojnë rregullat e sistemit arsimor tё Republikës sё Kosovës, dhe të mbajë uniformën e shkollës”.
Derisa ekziston ky përkufizim me Rregullore, çfarëdo interpretimi tjetër kalon në eufori dhe keqintepretim. Thjesht për faktin që nuk është në misionin e opinionistëve të luajnë rolin e interpretëve ligjorë. 
Turkja Leyla Şahin më 2004, u ankua në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), në Strasburg për moslejimin e bartjes së veshjes fetare në universitet, institucione të tjera arsimore dhe shtetërore.
GjEDNj-ja në vendimin e saj kishte thënë se ndalimi i veshjes fetare (shamisë) në një institucion të arsimit të lartë nuk e shkel lirinë e fesë. Sipas Gjykatës një ndalim i tillë është i bazuar mbi parimin e barazisë, sekularizmit dhe nevojës së shoqërisë për të “mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve” dhe “ruajtjen e rendit publik”.
Edhe në Shqipëri, me ligjin për arsimin e lartë, të miratuar vjet theksohet se shteti, nëpërmjet organeve dhe strukturave përgjegjëse të tij, ka përgjegjësitë të garantojë laicitetin e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe mospërdorimin e simboleve fetare prej tyre. 
Përkufizimi i GJEDNJ-së “për ruajtjen e rendit publik”, përshtatet me kontekstin e rastit të mësueses me shami. Nëse prindër e nxënës kanë shfaqur shqetësim, atëherë pse duhet veprimi i dikujt, në këtë rastet mësueses së tyre t`i bëjë ata të ndihen jo mirë ose të pasigurt gjatë procesit mësimor.
Rrjedhimisht kundrimi i këtij problemi nga prizmi i të drejtave të njeriut del si një argument gjysmak kundrejt situatës. Nën këtë përkufizim, ndodh cenimi më flagrant i të drejtave të njeriut, sepse sipas parimeve demokratike rregullat i përcakton shumica. Nëse Kosova është shtet sekular, atëherë duhet mbrohen me çdo kusht institucionet publike nga manifestimi i përkatësisë religjioze. 
Jo se duhet diskriminuar një grua apo kushdo tjetër shkaku i dukjes së saj, por nëse ligjet në fuqi janë të tilla, ato duhet zbatohen kësisoj deri në një vendim tjetër. 
Së fundi, çështja e të drejtave të grave nuk është sferë e rezervuar për feministe, por është obligim dhe angazhim qytetar i secilit. Prandaj në këtë kontekst, reaguesit së pari duhet të mendojnë për të drejtat e mësueses, jo për ideologjinë. Gjithsesi, kontekst krejt tjetër do të marrë debati.

 

(Autorja është sociologe e njohur dhe ligjeruese e studimeve gjinore në Fakultetin e Filozofisë, Universiteti i Prishtinës)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë