Loading…
Për shkak të protestave të punëtorëve, Google tërhiqet nga bashkëpunimi me Pentagonin
  • 03/06/2018 | 11:53

...

Për shkak të protestave të punëtorëve, Google tërhiqet nga bashkëpunimi me Pentagonin

Presioni dhe protesta brenda radhëve të punonjësve të Google ja ka dalë mbanë që drejtuesit e kompanisë amerikane të teknologjisë të tërhiqen nga bashkëpunimi me Pentagonin në këtë fushë.

Mediat amerikane deklarojnë se Google ka marrë një vendim për të mos rinovuar më kontratën e bashkëpunimit me autoritetet ushtarake amerikane, por besohet se kontratës aktuale do t’i shkohet deri në fund.

Burime nga brenda kompanisë, të cituara nga BBC, thonë se shefja ekzekutive e sektori të inteligjencës artificiale të Google, Diane Greene njoftoi të gjithë stafin përmes një mesazhi në postat elektronike se nuk do të rinovohej më kontrata bashkëpunuese, pas përfundimit të kontratës aktuale, marsin e vitit të ardhshëm.

Por, jo të gjithë e besojnë. Kate Conger, gazetare e Gizmodo-s, një ndër më të mëdhatë në fushën e teknologjisë deklaroi po për BBC se Google vërtet mund të tërhiqet nga bashkëpunimi me Pentagonin, por nuk ka hequr dorë nga i ashtuquajtur Projekti “Maven” dhe për më tepër, nuk përjashton mundësinë e një tjetër bashkëpunimi me ushtrinë në të ardhmen.

Besohet se nga kontrata aktuale Google ka përfituar 10 milionë dollarë, por shuma mund të rritet me shumë zero nga pas nëse bashkëpunimi vazhdon.

Projekti “Maven” përfshin përdorimin e makinerive dhe inteligjencës artificiale për të dalluar sendet nga njerëzit dhe synon të përdoret në të ardhmen tek avionët pa pilotë. Pra, Pentagoni kërkon që roli i njeriut në teknologjinë e ardhshme luftarake të jetë minimal dhe avionët pa pilotë të fluturojnë të komanduar nga inteligjenca artificiale.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë