Loading…
Për ta mbajtur në ekip Griezmannin, Atletico transferon shokun e tij
  • 12/06/2018 | 21:00

...

Klubi spanjoll, Atletico Madrid, është i vendosur që ta mbajë në skuadër yllin e vet, francezin Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Metro.

Pasi francezi arriti marrëveshje me Barcelonën për transferim gjatë kësaj vere, drejtuesit e Atleticos i ofruan rreth 50 milionë euro më shumë brenda një kontrate 5 vjeçare që parasheh pagë prej 23 milionë eurosh në sezon.

Përveç kësaj, Griezmann kërkoi nga Atletico që të përforcohet skuadra në mënyrë që të jetë e aftë të garojë për tituj, që edhe është një prej arsyeve përse ai kishte vendosur që të shkonte te Barça.

Atletico ka vepruar menjëherë dhe ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e anësorit Thomas Lemar, që është edhe një prej miqve më të mirë të Griezmannit në kombëtaren franceze.

Verën e shkuar, Lemar ishte pranë transferimit te Arsenali për 100 milionë euro, por marrëveshja kishte dështuar në ditën e fundit. Francezi ishte kërkuar edhe nga Barcelona, por këtë stinor ka qenë jashtë formës duke bërë që të bie interesimi për të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë