Loading…
Për Wenger futbolli është jeta: Ja çfarë planifikon të bëj pas pensionimit si trajner
  • 14/11/2017 | 22:47

...

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga futbolli sa të jetë gjallë.


Ai ka pranuar se një ditë do të heq dorë nga detyra e trajnerit, por jo edhe nga angazhimi në  futboll.

Ndoshta të drejtojë një kombëtare në Botërorin 2022?

“Nuk kam vendosur ende, është fakt që jeta ime është e lidhur me futbollin. Në çfarë pozite do të varet nga gjendja fizike. Por deri në fund të jetës sime do të jem në futboll”, ka thënë Wenger.

“Nuk e di se në çfarë roli, si drejtor apo si menaxher. Aq gjatë sa të jetë e mundur do të jem menaxher, por një ditë kjo do të përfundojë. Por, natyrisht që do të mbetem në futboll”, u shpreh francezi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë