Loading…
Përdhunoi shqiptaren teksa ajo po festonte ditëlindjen: Çka shkruan në gjykimin e Robinhos
  • 24/02/2018 | 12:06

...

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Robinho u dënua me 9 vite burg për dhunë seksuale. Së bashku me një mikun e tij, gjatë vitit 2013 ai abuzoi në një lokal të Milanos me një femër shqiptare, asokohe në moshën 22-vjeçare.


Por, nga e enjtja janë mësuar edhe motivet e gjykatësve të Tribunalit të Milanos për ta dënuar, që realisht kanë qenë shumë të rënda.

Disa të përditshme italiane kanë publikuar pikërisht një pjesë të tekstit të gjykimit.

“Një theks veçanërisht negativ duhet t’i kushtohet toneve dhe shprehjeve të përdorura në komentimin e ngjarjeve, në përshkrimin e vajzës me epitete nga më poshtërueset dhe shpesh me terma banale e përçmimi, shenja të paarsyeshme të të paskrupullit dhe kësisoj të vetëdijes për një mosndëshkim në të ardhmen. Kjo vetëdije ka bërë që të pandehurit të qeshin papushim, duke evidentuar kështu një mospërfillje absolute mbi gjendjen e viktimës, e ekspozuar shpesh ndaj ngacmimeve, përveç akteve të dhunës seksuale, përmes abuzimeve veçanërisht invazive e me një nënshtrim fizik të viktimës”.

Episodi që ishte objekt i vendimit të dënimit ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së “Sio Cafe”, një lokal në Milano në të cilin shqiptarja po festonte ditëlindjen e saj. Në atë kohë, Robinho ishte futbollist i Milanit.

Ishte pikërisht ai i pari që e dhunoi, por në këtë rast ngacmimi janë përfshirë edhe 4 brazilianë të tjerë, për të cilët procedimi është pezulluar.

Tribunali i ka njohur vajzës shqiptare, viktimë e dhunës seksuale, një kompensim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë si futbollist në Turqi, me Sivasporin, që renditet në vendin e 6 të kampionatit turk. Ai firmosi në janar dhe ka luajtur 3 ndeshje në kampionat, duke shënuar po kaq gola ndaj Ankarasporit (dygolësh) dhe Kayserisporit.

E përdhunoi shqiptaren, ish klubi nuk pranon rikthimin e Robinhos

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë