Loading…
Perez rinovon ekipin: Kështu do të duket sulmi i Realit vitin e ardhshëm (Foto)
  • 13/09/2017 | 12:52

...

 

Reali Madridi ishte një prej klubeve ‘më të qeta’ në afatin e verës për transferimin e futbollistëve, transmeton Gazeta Metro.


Përveç largimeve të James, Moratas e Pepes, Reali ka blerë Dani Ceballos nga Betis, ka rikthyer nga huazimi mbrojtësin Vallejo dhe ka blerë anësorin Theo Hernandez.

Me lëndimin e Benzemas dhe performancave jo të mira të Gareth Bale, mediat spanjolle raportojnë se Perez tashmë ka përgatitur goditjet për vitin tjetër. Presidenti dëshiron shitjen e Benzemas dhe Bale, për të sjellë në skuadër Antoine Griezmann dhe Paulo Dybala.

Për francezin, Reali duhet të paguajë 100 milionë euro, aq sa është edhe klauzola për lirimin e tij nga kontrata me fqinjtë nga Madridi, ndërsa për Dybalan nevojiten së paku 120 milionë euro.

Reali mendon të gjenerojë kaq para nga shitja e Bale te Manchester United, kurse për Benzeman interesim ka shfaqur Arsenali. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë