Loading…
Përfitimet shëndetësore nga Omega-3
  • Jan 4, 2017 | 22:53

...

Acidet yndyore Omega-3 njihen ndryshe si yndyrat e shëndetshme

Ndihmojnë në qetësimin e artritit reumatoid : Vaji i peshkut, i sojës dhe skumbri mund të lehtësojnë dhimbjet e kyçeve pasi kanë veti anti-inflamatore .

Studimet e shumta kanë treguar se popujt që hanë ushqime me përmbajtje të lartë të acideve Omega-3 rrezikojnë më pak të preken nga depresioni, stresi apo çrregullimet bipolare.

Të gjithë të prekurit nga astma apo që vuajnë nga problemet e ndryshme të frymëmarrjes duhet të shtojnë me patjetër acidet Omega-3 në dietën e tyre. Duke qenë se acidet e shëndetshme Omega-3 kanë veti anti-inflamatore arrijnë të përmirësojnë funksionin e mushkërisë dhe diafragmës.

Sipas një studimi të kryer në Unieversity of Toronto, acidet yndyrore Omega-3 janë shumë të rëndësishme për zhvillimin neurologjik të foshnjave. Por përveç kësaj, konsumi i tyre lehtëson simptomat e hiperaktivitetit tek fëmijët. Këto acide kanë fuqinë të përmirësojnë të menduarit, të lexuarit, kujdesën dhe përqëndrimin tek fëmijët e prekur me ADHD.

Ushqimet që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 janë disa lloje peshqish si : toni, salmoni, sardelet, skumbri, açuget, peshku kocë, midhjet kafe, merluci, bajamet, farat e lirit, vaji i sojës etj. Studiuesit rekomandojnë që të merrni Omega-3 drejtpërdrejt nga këto ushqime dhe jo në formë suplementesh mjekësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë