Loading…
Përfitoi mbi 100 mijë euro duke mashtruar kosovarët me bileta të rrejshme, arrestohet një person në Zvicër
  • 11/07/2018 | 19:43

...

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë