Loading…
Përfundojnë vuajtjet për Malishevën, klubi tani ka njërin nga stadiumet më simpatike në Kosovë
  • 06/12/2018 | 10:29

...

Klubi i Malishevës më në fund ka një shtëpi të veten dhe nga 14 dhjetori do të mund të zhvillojnë ndeshjet futbollistike në stadiumin ‘Liman Gegaj’


Komuna e Malishevës ka njoftuar se më 14 dhjetor do të bëhet përurimi i stadiumit “Liman Gegaj”, transmeton GazetaMetro.

Malisheva ka ndërtuar një stadium të vogël, por tejet simpatik.

“Stadiumi i qytetit në Malishevë do të përurohet më 14 dhjetor. Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë, do të përurohet këtë të shtunë, me datë 14.12.2018, duke filluar në ora 11:00. Në ceremoninë e përurimit të stadiumit, krahas strukturave komunale të Komunës së Malishevës, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga niveli qendror, qeveritarë, kuvendarë, sportistë dhe zyrtarë të tjerë. Po ashtu, në këtë ditë, do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore e KF “UV Malisheva”.
Agjenda:
Ora: 11:00 – Fjalimet e rastit
Ora: 11:15 – Ceremonia e prerjes së shiritit
Ora: 11:30 – Ndeshja miqësore”. thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Në fotot e mëposhtme mund ta shihni se si duket stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë