Loading…
Përfundon faza e grupeve: Këto ekipe u kualifikuan
  • 06/12/2017 | 22:45

...

Ka përfunduar faza e grupeve në Champions League, pa ndonjë ndryshim në renditje pas xhiros së gjashtë.


Manchester City është mposhtur nga Shakhtar Donetck 2-1,  skuadër e cila megjithëkëtë përfundoi e dyta në grupe pas anglezëve. Napoli u mposht nga Feyenoord, por kualifikohet për Europa League nga pozita e tretë.

Liverpooli e shkatërroi Spartakun e Moskës 7-0, ndërsa Sevillas i mjaftoi një barazim 1-1 kundër Maribor për pozitën e dytë.

Besiktasi e zuri vendin e parë në grup me fitore si mysafir në udhëtim ndaj Leipzigut që shkon në Europa League, ndërsa në Porto e mposhti 5-2 Monacon, që zhgënjeu këtë sezon duke grumbulluar vetëm dy pikë në pozitën e fundit.

Real Madrid e mposhti Borussia Dortmundin 3-2, por përfundoi i dyti pas Tottenhamit që fitoi 3-0 ndaj Apoel Nicosias.

Manchester United, Basel, PSG, Bayern Mynih, Roma, Chelsea, Barcelona dhe Juventus janë 8 ekipet e tjera që siguruan kualifikimin të martën.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë