Loading…
Përfundon operacioni: Pas 18 ditëve u shpëtuan të gjithë fëmijët e bllokuar në shpellë |FOTO
  • 10/07/2018 | 17:44

...

Operacioni i shpëtimit të 12 fëmijëve të një shkolle futbolli që ishin bllokuar së bashku më trajnerin e tyre në një shpellë të Tajlandës ka përfunduar me sukses.


Në këtë operacionin morën pjesë edhe zhytës të organizatave ndërkombëtare për misione shpëtimi, dhe përfundoi 18 ditë pasi ata ishin bllokuar në thellësi të shpellës për shkak të reshjeve të shiut, GazetaMetro.net

Që nga dita kur ata u bllokuan brenda, prindërit dhe familjarët e tyre po i prisnin te hyrja e shpellës.

Në ditën e tretë të operacionit të fundit që u nxorën nga shpella ishin trajneri i ekipit së bashku me njërin prej nxënësve të tij.

Të rinjtë së bashku me trajnerin e tyre janë dërguar në spitalin më të afërt për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor.

Sidoqoftë, operacioni nuk përfundoi pa pasoja, pasi javën e kaluar një pjesëtar i forcave speciale të Ushtrisë së Tajvanit humbi jetën gjatë këtij misioni.

Të fundit që dolën nga shpella ishin 4 pjesëtarë të njësive spciale të ushtrisë së bashku me një mjek, i cili qëndroi për një javë në shpellë afër të rinjve. /gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë