Loading…
Përgjigjja brutale e Kim’it: Pas sanksioneve, porosit forcimin e armatimit
  • 13/09/2017 | 10:51

...

Koreja Veriore ka porositur sot se do të shpejtojë zhvillimin e programit të vet të armatimit si përgjigje në “sanksionet dashakeqe” të cilat i ka futur Këshilli i Sigurimit të KB këtij vendi pas provës së tij më të re dhe më të madhe nukleare.


Ministria e jashtme e Koresë Veriore i ka dënuar ashpër masat e reja, duke i quajtur “bllokadë ekonomike të përmasave të plota” të cilat i kanë sjellë SHBA dhe të cilat e kanë për qëllim ta “ngulfatin” shtetin dhe popullin e Koresë Veriore, transmeton AFP.

“Kjo është edhe një rezolutë kundërligjore dhe dashakeqe mbi sanksionet, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pretendohet në kumtesë të cilën e publikoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, transmeton gazetametro.net.

Ministria e Koresë Veriore ka theksuar se Koreja Veriore do t’i dyfishojë përpjekjet për të rritur fuqinë e vet për ruajtje të sovranitetit të vendit dhe të drejtën mbi ekzistencën.

Mirëpo, Ministria jugkoreane për bashkim e ka përshkruar këtë kumtesë si “formë më të dobët e përgjigjes së Koresë Veriore në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB”.

Në ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump dje ka porositur se sanksionet më të reja kundër Phenianit “është hap shumë i vogël” i cili duhet të sjellë masat më të rrepta.

“Këto sanksione nuk janë asgjë në krahasim me atë se çfarë do të ndodhë në fund”, ka theksuar Trump./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë