Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë si vendës, pas pranimit në FIFA dhe UEFA.
Letonia kaloi 3 herë në epërsi, në ndeshjen që u zhvillua në Mitrovicë.
Deri në minutën e 86’të rezultati ishte 2-3 në favor të miqve.
Atëherë Elbasan Rashani e shënoi një gol të papritur duke devijuar një tentim të kundërshtarit për të larguar topin.
Dhe ëmbëlsira erdhi në sekondat e fundit, në minutën e 94’ët.
Së pari Atdhe Nuhiu e pranoi bukur topin brenda zonës por gjuajtjen e tij e ndali shtylla.
Topin e kthyer e plasoi në rrjetë Besar Halimi, padyshim lojtari më i mirë i Kosovës në këtë takim. /gazetametro.net