Loading…
Përkeqësohet moti, mësoni temperaturat për ditët në vijim | Tabela
  • 14/02/2018 | 08:23

...

Sipas parashikimeve të Prishtina Weather ditëve në vijim do mbajë mot më i ftohtë , që do përcillet me shi dhe borë.


Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (14 shkurt) deri më 16 shkurt.

14.02-15.02 – Reshjet e borës do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të ditës së mërkurë. Gjatë ditës mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje sërish priten reshje të dobëta shiu dhe bore. Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e pasdite vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

16.02-17.02 – Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe vransira, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe ditën e shtunë.

18.02 – Mot kryesisht i vranët. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Vlerat ditore të AQI në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.

Era do të fryejë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.  Me afrimin e vorbullës ciklonike shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera./Gazetametro.net

Tabela e temperaturave.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë