Loading…
‘Përplasja’ e ministrave serbë me ambasadorin amerikan në Beograd
  • 13/10/2017 | 10:05

...

Dy ministra serbë, ai i jashtëm, Ivica Dacic, dhe ai i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, janë përfshirë në një debat me ambsadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott. Kjo pasiqëVulin fillimisht deklaroi se Serbia s’ka pse të turpërohet me të kaluarën e saj, e poashtu i thuri lavde Vladimir Lazarevicit-komandant i trupave serbe gjatë luftës në Kosovë i cili ishte përgjegjës për më shumë se 10.000 të vrarë.


Këtë deklaratë të Vulin-it, ambasadori amerikan e vlerësoi si të tillë që mund të ndikojë në zbehjen e imazhit të Serbisë në Amerikë.

Kurse, këtu u përfshi edhe Ivica Dacic – ai thotë se “me komentimin në lidhje me ministrin Aleksandar Vulin, ambasadori i SHBA në Beograd e ka shkelur rëndë Konventën e Vjenës”, duke shtuar: “Le të mos përzihet në punët tona të brendshme, diplomatët e Serbisë nuk e bëjnë këtë”, shkruan Gazeta Metro.

LEXO EDHE:  Ambasadori amerikan në Beograd kritikon ashpër Vulin’in

“Edhe pse sipas Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, të gjithë ambasadorët janë të obliguar të mos përzihen në punët e brendshme të shteteve në të cilët janë të akredituar, ambasadori i SHBA, Kyle Scott përsëri shkel nenin 41 të këtij dokumenti”, pretendon Dacic.

Sipas krerëve të shtetit Serb, “ambasadori amerikan e ka shkelur këtë nen pasi ka komentuar se Aleksandar Vulin po e dëmton imazhin e Serbisë me deklarata në lidhje me kriminelin e luftës, gjeneralin serb Vladimir Lazarevic”, i cili përndryshe është shpallur fajtor dhe është dënuar për krime të luftës në Tribunalin e Hagës, transmeton gazetametro.net.

LEXO EDHE: Vulin i përgjigjet ambasadorit amerikan: Serbia nuk provokoi luftë dhe s’kemi pse të turpërohemi. 

Duke reaguar në postimin të cilin e ka bërë Scott në Twitter, ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka thënë se “ambasadori i SHBA, si edhe të gjithë kolegët e tij, nuk guxojnë të përzihen në punët e brendshme të Serbisë”, dhe ka shtuar:

“Tani flitet se do të rrezikohen marrëdhëniet tona bilaterale. Lazarevic e ka mbajtur dënimin, ndërsa Haradinaj, kryeministri i Kosovë ende pritet ta vuaj dënimin. Të mos flas për atë se Gotovina po përgatitet të bëhet president i Kroacisë, ndërsa e keni parë edhe Naser Orlic’in, i cili tani është liruar nga akuzat”, ka komentuar shefi i diplomacisë serbe këtë rast, duke “harruar” se për Lazarevic’in është provuar se ka kryer krime lufte, ndërsa të tjerët janë akuzuar në bazë të aktakuzave serbe, e më pas janë liruar si të pafajshëm. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë