Loading…
Përplasje me presidentit të klubit: Austriaku largohet nga Kukësi para lojës së Champions League?
  • 12/07/2018 | 23:47

...

Peter Pakult është thuajse i larguar nga Kukësi. Mësohet se pas një përplasjeje që ka pasur me presidentiin Safet Gjici, austriaku i ka mbyllur llogaritë me nënkampikonët.


Burime të Panorama  pranë klubit bëjnë me dije se kjo përplasje është akumuluar me kalimin e javëve dhe ka të bëjë më së shumti me lëvizjet e tepëruara në merkato.

Gjicin nuk e kanë bindur fort blerjet e bëra gjatë verës dhe kur ka parë më pas edhe paraqitjen që bëri skuadra e tij kundër maltezëve të Valetës, ka nisur t’i kërkojë llogari trajnerit.

Pakult nuk ka duruar, edhe ia ka sqaruar presidentit se për afrimet kërkohet koha e duhur që të shprehin realisht vlerat që kanë.

Mësohet se sot në mbrëmje ata kanë pasur një debat mes tyre dhe nesër pritet zyrtarizimi i divorcit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë