Seriali ‘Game of Thrones’ është një ndër prodhimet televizive më spektakolare në fushën e kinematografisë. I xhiruar në disa shtete e me buxhet masiv, personazhet dhe tregimi mahnitës kanë arritur të marrim interesimin dhe kohën e miliona njerëzve nga mbarë bota, përcjellë Gazeta Metro.
Kështu, edhe Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe, kishte vendosur që ta nderonte suksesin e serialit, duke vizituar setin e xhirimeve në Irlandën Veriore.
Kjo vizitë kishte ndodhur më 2014, por ajo që është mbajtur në mend është refuzimi i Mbretëreshës për t’u ulur në Fronin e Hekurt, karrigen e famshme të serialit për të cilin luftojnë të gjitha ushtritë.
Arsyetimi që kishte përdorur Mbretëresha për këtë refuzim, ishte që si udhëheqëse e monarkisë, sipas rregullave, ajo nuk guxon të ulet në frone që nuk janë të Britanisë së Madhe.
Megjithatë, nuk dihet nëse ky rregull vlen edhe për frone fiktive, siç është ai i serialit të famshëm, por Mbretëresha nuk ka hezituar ta përdorë për të refuzuar që të ulet në të. /gazetametro.net