Loading…
Përse perandori i Japonisë nuk ka kundërshtuar hyrjen e Japonisë në Luftën e Dytë botërore
  • 06/12/2017 | 14:18

...

Perandori japonez Hirohito nuk ka vendosur veto në vendimin e këshilltarëve të vet t’i shpallin luftë Shteteve të Bashkuara në vitin 1941 sepse ishte frikësuar se do të shkaktonte konflikt të brendshëm i cili do ta shkatërronte vendin e tij, pretendohet në shënimet të cilat i kishte diktuar këshilltarit të vet.


Dokumentet e shkruara me dorë, të cilat përbëjnë dy fletore, do të ofrohen të mërkurën në ankand në Nju Jork. Ata i ndriçojnë ngjarjet nga vitet e 20’ta të shekullit të kaluar, siç është vendimi i Hirohito’s që të mos kundërshtojë vendimet e qeverisë, madje edhe të pajtohet me ato.

“Ai ka kuptuar se nëse dëshiron të mbetet në pushtet, do të duhet të veprojë ashtu si kërkojnë ata”, ka thënë për Reuters, Tom Lamb, shefi i sektorit për libra dhe dorëshkrime të shtëpisë së ankandit Bonhams, transmeton gazetametro.net.

“Është interesante se edhe në vitet e vonshme të 30’ta dhe 40’ta janë marrë vendime ushtarake të cilat ai nuk ka guxuar t’i kundërshtojë”, ka thënë Lamb.

Shtëpia e ankandit e ka caktuar vlerën e këtyre shënimeve, të cilat i ka shkruar përkthyesi dhe këshilltari i perandorit Terasaki Hiddenari në vitin 1946, në 100.000 deri në 150.000 dollarë.

Në fund të shënimeve perandori konstaton se sikur të vendoste veto në vendimin e shpalljes së luftës, kjo do të rezultonte me luftë qytetare e cila do të ishte edhe më e keqe dhe se “Japonia do të ishte shkatërruar”, ka publikuar shtëpia e ankandit në faqet e veta të internetit.

Këto shënime të njohura në gjuhën japoneze si “Dokuhakuroku” apo “Monolog i perandorit”, mund të ofrojnë sqarim për rolin e perandorit gjatë Luftës së Dytë Botërore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë