Loading…
Përsëri zgjedhjet? Vucic dëshiron ta eliminojë opozitën
  • Nga

  • VLADO VURUSIC

  • 16/11/2017 | 15:31

...

Nga: Vlado Vurusic

Në Serbi përsëri edhet e zgjedhjeve. Kryetari Aleksandar Vucic ngadalë po i përgatit serbët për zgjedhjet e katërta parlamentare prej vitit 2012, dhe në mes janë edhe dy zgjedhje për kryetar të Republikës.

Edhe pse është sundimtar absolut i Serbisë, Vucic dëshiron edhe një herë të konfirmojë pushtetin e vet, dhe thotë se “dëshiron të sigurojë paqe dhe stabilitet për katër vitet e ardhshme, deri në 2022”. Por, me siguri se para përfundimit të afatit do të detyrohet t’i organizojë edhe një palë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që pikërisht ai ta fusë Serbinë në BE. Kjo mund të ndodhë, së paku sipas Brukselit, rreth vitit 2025, gjithnjë nëse e plotëson kushtin kryesor që është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që në të vërtetë do të thotë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse është kështu, atëherë Vucic duhet të ketë edhe një arsye, gjegjësisht edhe një palë zgjedhje, për “paqe dhe stabilitet shtesë”.

Motivi

Është e qartë se Vucic ia ka caktuar vetes një vend në vizionin e vet të historisë serbe, por këtë ende duhet ta realizojë. Por, t’i kthehemi realitetit të hidhur. Vucic ka paralajmëruar se të shtunën, më 18 nëntor, në mbledhjen e udhëheqjes partiake do të vendoset se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme  apo jo. Zgjedhjet do të duhet të mbaheshin në shkurt apo mars, por pavarësisht se në krye të partisë ekziston dëshira për zgjedhje, vendimi është, si deri tani, në duar të një njeriu – Vucic’it, i cili vendos për gjithçka, prandaj këtë do ta bëjë edhe këtë herë. Sipas mënyrës tashmë të përpunuar, Vucic nëpërmes të bashkëpunëtorëve të afërt i lëshon balonat provuese, dhe më pas paraqitet si arbitër suprem kur e merr “feedback’un” e pritur.

Proklamueset e zgjedhjeve janë bashkëpunëtoret e tij më të afërt: kryeministrja Ana Brnabic dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e ndërtimtarisë Zorana Mihajlovic ( e cila ka deklaruar: “Personalisht, unë i dua zgjedhjet”). Zorana Mihajlovic përmendet si pretendente serioze për kryebashkiaken e Beogradit. Për këtë vendim ekzistojnë disa arsye. Më i rëndësishmi është se Vuci, i cili tani ka popullaritet të lartë, dhe anketat tregojnë se mund të llogaritë në më shumë se 55 për qind të votave, dëshiron që ta forcojë pushtetin dhe me duart e veta ta shtrydhë apo dobësojë opozitën.

Disa politikanë të opozitës tashmë po kërkojnë zgjedhje, kështu që në zgjedhjet për tre katër muaj,  Vucic konsideron se do t’i pamundësoj që ta marrin veten dhe t’i imponohen trupit votues, sidomos kur mediet janë në shërbim të tij dhe haptas i sulmojnë dhe i fyejnë liderët opozitarë. Por, aty është, para se gjithash edhe ish bashkëpunëtori i Vucic’it dhe paraardhësi i tij në pozitën e kryetarit, Tomislav Nikolic, i cili po lavdërohet se, me ndihmën financiare dhe logjistike të Vladimir Putin’in po e krijon partinë e re “patriotike” (lexo: pro-ruse) me të cilën dëshiron t’i dal në shesh Vucic’it. Duke marrë parasysh se pas kësaj partie qëndron Kremlini, kjo me siguri nuk është porosi e padëmshme, por për Vucic’in është motiv që sa më shpejtë t’i organizojë zgjedhjet në mënyrë që Nikolic të mos arrijë të ngrejë kokë.

Rruga për në Moskë

Por, këtu duhet të jetë i kujdesshëm dhe të pret se çfarë do të ndodhë me këtë iniciativë. Ky kërcënim i Moskës me Nikolic’in ndoshta është paralajmërim i Kremlinit për Vucic’in që të “bëhet më serioz” (Rusia po e kundërshton hyrjen e Serbisë në NATO, dhe gjithnjë e më tepër edhe në BE, në mënyrë që kjo strehë e fundit evropiane t’i mos ikë prej duarve), dhe gjithçka do të duhej të jetë më e qartë pas 19 dhjetorit kur edhe ai do të niset për në Moskë.

Si arsyer për zgjedhje, Ana Brnabic ka theksuar edhe ndryshimet kushtetuese të cilat, sa po vazhdojnë negociatat me BE, do të vijnë në rend për shkak të harmonizimit  me praktikat e anëtarëve të BE. Megjithatë, deri te anëtarësimi në BE duhet kohë kështu që ndoshta në ndryshimet kushtetuese kishin mundur, kah “dera e vogël”, të përfshihen edhe kompetencat e kryetarit, gjegjësisht t’i mundësohet Vucic’it që edhe formalisht, ligjërisht, t’i realizojë të gjitha ato fuqi që edhe ashtu i ka. Arsyeja e tretë është qëllimi që t’ bashkojë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Beograd ku partia e tij Përparimtare nuk qëndron shumë mirë dhe mund ta humb pushtetin, gjë që nuk përputhet me kuptimin e tij të “qeverisjes së qetë dhe stabile”.

Opozita po përgatitet, madje edhe po bashkohet në mënyrë që ta marrë Beogradin, me çka do të rrënoheshin pushteti dhe autoriteti i Vucic’it. Pra, po shpreson se motivimi dhe vala e fitores së zgjedhjeve parlamentare do ta tërheqë edhe fitoren në Beograd. Nuk është e parëndësishme që të përmendet se aktualizimi i vazhdueshëm i zgjedhjeve është një lloj i sundimit të Vucic’it, si dhe motivimi i mbajtjes nën presion jo vetëm të bashkëpunëtorëve, por edhe të partnerëve të koalicionit, siç është Ivica Dacic. Me këtë ai i mban vazhdimisht në ngërç në mënyrë të mos t’iu shkojë mendja të mendojnë me kokën e vet, apo mos e dhashë Zoti, të dalin në opozitë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë