Loading…
Përshkallëzohen tensionet: Kina zotohet t’i kundërpërgjigjet Amerikës
  • 11/07/2018 | 15:12

...

Tashmë është e sigurtë të thuhet se një luftë tregtare në mes të Kinës dhe SHBA’ve është në rrugë.


Pasi vendosjes së tarifave reciproke në importe të tjera prej 34 miliardë dollarësh të premten, SHBA’ja, siç ka premtuar, ka lajmëruar një listë të re të 6000 të mirave kinezë, totalisht 200 miliardë dollarë, që mund të goditen me 10% tarifa shtesë në fund të muajit të ardhshëm, transmeton gazetametro.net

Ministria e Tregtisë e Kinës është zotuar të kundërpërgigjet.

“Kina është e shokuar nga veprimet e SHBA’së,” thuhet në deklaratë, sipas një përkthimi nga Google.

“Në mënyrë që të ruajmë interesat thelbësore të vendit dhe interesat fundamentale të popullit, qeverisë kineze, si gjithmonë, do t’i duhet të marrë kundërmasat e nevojshme.

Ministria e Tregtisë gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të punojë së bashku që të ruajë rregullat e tregut të lirë dhe sistemin tregtar multilateral dhe së bashku të kundërshtojë hegjemoninë tregtare.” /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë