Loading…
Persona që kanë shumë miq në Facebook janë materialist
  • 24/11/2017 | 09:00

...

Të kesh shumë miq në Facebook, për disa është akoma një ‘arrtije’ mirëpor për një pjesë tjetër numri i madh i listës së miqëve është besditëse.


Kështu, një hulumtim i ri i kryer nga një grup psikologësh në Universitetin Ruhr Bochum në Gjermani, në krye të studimit me psikologun Phillip Ozimek, kanë konstatuar se këta përsona që kanë një numër të madh të shokëve konsiderohen si persona materialist, trasnmeton gazetametro.net

Ata kanë studiuar sjelljen e 531 përdoruesve të profileve në Facebook, duke i ndarë ato në dy grupe (një për studimin pilot dhe një për të replikuar rezultatet). Vullnetarët iu përgjigjën një pyetësori , në të cilin kërkohej sesi përcaktohej përdorimi i Facebook dhe tendenca për t’u ballafaquar me të tjerët, por gjithashtu si të merrnin në konsideratë miqtë e Facebook dhe nëse numri i tyre do të ndikonte në reputacionin e tyre online.

Të dy studimet kanë gjetur një lidhje reciproke (jo një marrëdhënie shkak-pasojë) mes një numri të madh të miqësive në Facebook, motivimit të kontakteve, kohës së shpenzuar në rrjete sociale, materializmit dhe prirjes për t’u krahasuar me të tjerët. Përveç studimit, marrëdhënia midis disa prej këtyre tipareve është lehtësisht e imagjinueshme. Ata që shpenzojnë shumë kohë në internet mund të kenë më shumë kontakte dhe do të bien më shpesh në grackën e zilisë sociale.

Për studiuesit, në blerjen e miqësive shoqërore, do të kishte një përbërës “posedues”: më shumë kontakte janë të barazvlefshme me një reputacion më të mirë. Hulumtimet e kaluara kanë treguar se materialistët shpesh bëjnë “like” në faqet e markave, pjesërisht për imazhin publik të këtyre vlerësimeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë