Loading…
Pesë shprehi të cilat i zbatojnë para gjumit njerëzit e suksesshëm
  • 05/12/2018 | 19:26

...

Lexoni pesë shprehi të cilat i zbatojnë njerëzit e suksesshëm dhe mësojeni fshehtësinë e rezultateve të tyre
Të gjithë e kemi dëgjuar tregimin për njerëzit e suksesshëm, të cilët çdo mëngjes zgjohen herët dhe e pushtojnë botën para se shumica e të tjerëve ta kenë zier kafenë e parë.

Por, çfarë bëjnë ata gjatë ditës? Cila është rutina e tyre e mbrëmjes, të cilët njerëzit e suksesshëm e zbatojnë para gjumit? GazetaMetro.net u sjell në vazhdim pesë shprehi të cilat i zbatojnë njerëzit e suksesshëm dhe mësojeni fshehtësinë e rezultateve të tyre.

1. Një orë leximi

Miliarderi i Microsoftit Billa Gates ka qenë lexues i pasionuar. Çdo natë para se të flejë Billi ka lexuar nga një orë, nga tema e politikës e deri te ngjarjet aktuale.
Krahas përparësive të qarta të arritjes së njohurive të reja, koha e përditshme për lexim ka treguar se është e shkëlqyeshme për zvogëlimin e stresit dhe përmirësimin e mbamendjes. Një studim i bërë në universitetin në Eseks ka zbuluar se më pak së gjashtë minuta leximi në ditë mund ta zvogëlojë stresin edhe deri në 68 për qind.
Edhe një përparësi e madhe e leximit të një libri të mirë është shëndeti afatgjatë i trurit tuaj. Çdo herë kur lexoni diçka të re, ju bëni trajnim mental për trurin tuaj. Kështu, një studim nga Britania e Madhe tregon se njerëzit të cilët e stimulojnë trurin e tyre me aktivitete siç është leximi, e zvogëlojnë rënien e aftësive kognitive gjatë plakjes mesatarisht për 32 për qind.

2. Çkyqja (e vetes dhe e të gjitha pajisjeve)

Pasi që nga rraskapitja ka rënë pa vetëdije dhe ka fituar një plagë e pesë qepje në kokë, kolumnistja e cila e ka themeluar “Huffington Post”-in Ariana Huffingron është bërë ithtare e ‘çkqyjes’. Çdo mbrëmje ajo e lë telefonin në dhomën tjetër, ashtu që të mos e pengojë gjatë gjumit. Shkenca e dëshmon veprimin e saj të duhur.
Sipas fjalëve të Charles Seylerit, profesor i mjekësisë në Harvard, drita të cilën e prodhojnë ekranet e telefonave mobilë e çrregullon ritmin tonë natyror të trupave tonë dhe e ndërpret gjumit, duke e mashtruar trupin tonë se nuk është natë. Pra, nëse dëshironi pushim të mirë gjatë gjumit, fshiheni telefonin tuaj (dhe aparatet e ngjashme) sa më larg nga shtrati.

3. Shëtitja

Për njerëzit e zënë, të cilët gjithnjë janë në lëvizje, rutina e shëtisë së mbrëmjes mund të jetë mënyrë e përsosur që të shlirohen pas punës së mundimshme. Edhe përkundër dobisë së dukshme shëndetësore së ecjes së përditshme, ka edhe disa bonuse të papritura që vijnë bashkë me te.
Një studim ka treguar se shëtitja mund të shtojë kreativitetin. Kur ecni, mendja juaj nuk punon aq me energji, duke ua mundësuar kështu rrugën ideve të reja. Pra, nëse keni ndonjë problem për të cilin nuk jeni të sigurt si do ta zgjidhni, shëtitja e mbrëmjes është gjithçka që ju duhet për të gjetur zgjidhje të thjeshtë, po të përsosur.

4. Puna kreative

Vera Vang para disa vitesh ka deklaruar për “Fortune” se rutina e saj e natës nënkupton krijimin, qoftë kjo vetëm në mendime. Ndonjëherë, qetësia e natës mund të jetë ilaç i përsosur për bllokadën kreative.

Një studim i kolegjit Albion zbulon se nata mund të jetë kohë e përsosur për kreativitet, madje edhe nëse jeni të lodhur nga dita e gjatë. Pra, nëse zgjoheni herët, atëherë idetë kreative do t’ju vijnë mu para se të flini. Hulumtuesit besojnë se mendja është më pak e ngarkuar natën dhe se atëherë aftësitë ndryshojnë, kështu që mund të vërejmë gjëra të cilat përndryshe nuk do t’i vërenim.

5. Planifikimi i ditës se ardhshme

Njerëzit e suksesshëm kanë dëshirë të qeverisin me kohën e tyre, ashtu që ditën e tyre e përfundojnë në mënyrë të thjeshtë – me planifikimin e ditës së ardhshme. Në këtë mënyrë mund të zgjohen në mëngjes dhe menjëherë të fillojnë të punojnë në detyrat më të rëndësishme.
Një studim i viteve të hershme të shekullit XX mbështet planifikimin para gjumit. Në fakt, hulumtuesit kanë përcjellë një grup studentësh nga ditët e tyre të shkollës së mesme e deri me përfundimin e kolegjit. Duke testuar shkathtësitë e tyre në qeverisjen me kohën në shkollë të mesme, e pastaj me testimin e përsëritur disa vite më vonë, hulumtuesit kanë arritur të dhëna befasuese.
Studentët më të zotët në menaxhimin e kohës kanë pasur mesatare më të mirë të notave në kolegj se moshatarët e tyre dhe rezultate më të mira ne testin pranues. Kjo tregon se zotësia e menaxhimit të kohës luan rol më të madh në suksesin akademik se sa ajo dije të cilën e kërkojnë testet shkollore.

Punoni në veten në çdo pjesë të ditës

Fshehtësia e njerëzve të suksesshëm është gjithmonë e thjeshtë dhe e rëndomtë: puna. Që të mund të keni sukses në cilën do qoftë fushë, nevojitet të shfrytëzoni potencialet tuaja deri në maksimum dhe të punoni në zhvillimin e dijeve dhe shkathtësive tuaja. Investimi në dije është investim në sukses, ndërsa avancimi i zotësive është kush për sukses në botën bashkëkohore. Nisjani me hapa të vegjël, si ushtrimi i shprehive të përmendura të të suksesshmëve, dhe do të fitoni elan për të realizuar atë që në mbrëmje para gjumit e mendoni./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë