Loading…
Peshkaqeni i bardhë del në detin spanjoll për herë të parë pas 30 vitesh
  • 29/06/2018 | 16:43

...

Një ekspeditë shkencore në detin e Spanjës ka arritur të regjistrojë pamjet e një peshkaqeni të bardhë. E veçanta është që një peshkaqen i tillë nuk është parë në këto pjesë në 30 vitet e fundit, transmeton Gazeta Metro.

Organizata për konservim, Alnitak, ka bërë të ditur që pamjet historike me peshkaqenin e bardhë kanë ndodhur më 28 qershor në një lokacion në Ishujt Baleare, pranë Mallorcas në Spanjë.

Ndërkaq, biologu Fernando Mirones ka shpjeguar për gazetën El Pais që ky lloj i peshkaqenit nuk sulmon njerëzit, përveç në raste rreziku të madh, dhe zakonisht ushqehet vetëm me tuna të vogla.

Peshkaqeni i bardhë rrallë shihet nga njerëzit pasi shfaqet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk është shumë i madh në numër, ndërkohë që jeton vetëm në detërat e Australisë, Afrikës së Jugut dhe Spanjës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë